HISTORIA
Pėrcjellja/ Orėt e vjeshtės sė fundit tė vitit ’44, sollėn njė muzg, qė i fali heshtje yjesh Beqir Skėndo Ramės. Duke shkuar nė banesėn e pėrhershme me njė mister tė madh, vrasja e tij pasdite, nė ditėt e fundit tė nėntorit, pranė mullirit nė Postribė, ka mbetur enigmė e asaj kohe, ndėrsa gjermanėt largoheshin dhe forcat partizane po u ngushtonin rrethimin. I plagosur, pranė atij mulliri tė vjetruar, ndėrsa gjėmonin bataretė e luftės ėshtė dėgjuar edhe njė krismė e thatė. Mjegullina mbuloi nėpėr kohėra enigmėn e kėsaj vrasje mister. Sė bashku me ngjarjen e vjeshtės sė fundit, kur dha frymėmarrjen e fundit, eshtrat e komandantit nacionalist dhe tė vėllait tė tij u tretėn nė bahēen e njė malėsori pėr njė gjysmė shekulli atje nė Postribė.
Gjysmė shekulli mė vonė, ato bėnin udhėtimin e kundėrt. Ktheheshin drejt vendlindjes sė tyre. Ky udhėtim ishte si nė ėndėrr,tė lehtė si ajri,tė pluhurosur si nė balada riktheheshin nė qytetin e tyre, pėr t’u vendosur sipėr kodrinės, nė varrezėn civile qė mban emrin Babicė.
Sevasteri/Mali qė u rri pėrmbi kokė shfaqet fytyrėzbehtė. Njė jetė tė tėrė ka pluskuar jeta e banorėve tė kėtushėm nėn njė mjegullnajė kujtimesh. Pararendja pėr nė fshatin e njohur Sevasterit, qė posedon kėtė emėr prej qindra vitesh ėshtė njė qytetėrim i hershėm amantas. Kėtu bie dėborė dhe dimri i egėr kėrcet dhėmbėt, ndėrkaq erėrat fshikullojnė malin e Sevasterit. Sevasteri ėshtė ndėr fshatrat jugor tipikė qė ngrihen nė vetulla malesh. Fushat si gjithmonė shtrihen nėn kėmbė. Kėsisoj fshati karakoll shėrben si “frėngji” vrojtimi. Rrugėtojmė nė km tė tėra tė pambarimta, tė fshatit. Kėtu lexojmė: shtėpi, histori, traditė, patriotizėm, shqiptarizėm, nacionalizėm, mikpritje, e sė fundmi emigrim dhe braktisje drejt viseve me det ku ngrihet qyteti i Flamurit dhe metropoli. Fshati njihet, njė fshat i besės dhe i burrėrisė, por edhe patriote dhe nacionalistė, shqiptarė tė mirė dhe njerėz punėtorė. E ndėrkaq edhe besimtarė tė mirė tė sektit bektashi. Nė kėto djerrina tė kėtij fshati malor ishte edhe shtėpia e Skėndo Rames. Koha e pesėdhjetė viteve tė fundit e ka pėrhumbur nė njė farė mase historinė e mėparshme tė kėsaj familje patriote. Por kėtu ka lindur, (mė tė moshuarit bėjnė be se ėshtė kėshtu), kėtu ka bėrė hije me njė rrėzėllim tė veēantė nacionalisti dhe patrioti Beqir Skendo Rama. Aty ku shfaqen konturet e ultė dhe tė buta tė kodrinave dhe ajo magjepsje vjeshtore, qė zbrisnin njė dimėr tė pafilluar, njė ditė lajmėroi se kėtu zbriti nė kėtė jetė: Beqir Skėndo Rama. Pra ishte tetor. Ishte njė vjeshtė ngjyrė floriri dhe viti 1824, nė fshatin Sevaster. Ai u lind nė gjirin e njė familje me tradita shqiptarie. Familja e tij pėrbėhej nga pesė anėtarė. Nga tė dhėnat qė posedojnė tė afėrmit thonė se familja e tij i pėrkiste fisit Maraj nga fshati Sevaster. Dėftim nė sanxhakun e Vlorės i vitit 1583, hapur nė kadastrėn, dėftesė 62, faqja 29 lexohet Kudhės, mbasi fshati ka ruajtur kėtė emėr Kudhės-Gėrhot deri nė vitet e mėvonshme. Nė kėtė listė ky fshat ka pasur 283 burra dhe 387 shtėpi. Emri Sevaster ėshtė i vonshem. Nė kėtė listė figurojnė Sinana Mara Nr 17 dhe Niko Mara Nr 73. Fisi Mara ėshtė fisi qė ka prejardhjen Skendo Rama nga fshati Sevaster. Njė ditė tė bukur pranvere,ndėrsa gjelbėrimi rritej dhe poleni mbushte lulet, familja e Skendos zbriti me bagėtitė e veta nė fshatin Amonicė.
Historia e Luftės/(Kishte filluar lufta kundėr okupatorit). Duke qėmtuar nė kronikėn e kohės tė sjella nga V.Rama i afėrm me kėtė familje, lexojmė faktet qė sollėn shpejt luftėn ku morėn pjesė pjesėtarė tė kėsaj familje. Ka njė ndarje tė menēur nė kėtė familje, por ajo vinte nė tė vėrtetė nga ndenja e patriotizmit. Pjesėtarė tė kėsaj familje rrėmbejnė armėt, ishte mot i rėndė kur ra ora e zisė, kur mbėrriti ora e luftės. Brenda familjes ėshtė shqyrtuar se e vetmja mėnyrė pėr tė shporrur pushtuesin ishte lufta kundėr tij. Mirėpo si ndahen pjesėtarėt brenda kėsaj familje, nė vaktin e luftės? Nga tė dhėnat qė disponohet thuhet se nė familjen e Skėndos pati kėtė rreshtim: Beqiri shkoi pas tė atit. Tė dy pranuan tė rreshtohen nė radhėt e Ballit Kombetar. Gjyshi u lidh me Partinė Komuniste. Ishte vetėm 23 vjeē. Kishte lindur nė qershor tė vitit 1920. Thuhet se pas grisjes sė marrėveshjes se Mukjes, janė hapur shumė varre. Gjyshi djali i Skėndos kur pa se kompromisi u gris nė Mukje u tėrhoq nga PK dhe shkoi pas tė jatit dhe Beqirit. Nė ēetėn e fshatit Sevaster/Beqir Skėndo Rama dhe dy pjestarė tė tjerė tė kėsaj familje u inkuadruan nė ēetėn nacionaliste tė fshatit Sevaster. Kjo ēetė nacionaliste udhėhiqej nga Xhevit Hyseni. Por gjate aksioneve tė kėsaj ēete ai plagoset nga gjermanėt. Kjo ndodhi nė njė aksion tė ēetės kur ajo kishte filluar tė godiste armikun. Mbas kalimit tė kėsaj ngjarjeje, radhėt e ēetės u shtuan. Atė kohė Xhevit Hyseni gjendej i plagosur ndėrkaq ēeta po thithte ēdo ditė nacionalistė tė rinj duke shtuar radhėt e saja duke u zgjeruar nė njė batalion. Batalioni zgjodhi njė ditė pas plagosjes sė Xhevitit, komandant Beqir Skėndo Rama. Kėtė detyrė e mbajti deri nė fund tė jetes, deri nė frymėn e fundit, kur rrėzoi sytė, kur u vra nė Postribė tė Shkodrės, pasditen e 28 nėntorit tė vitit ’44 nė njė mėnyrė tragjike, nė njė vrasje mister. Batalioni nacionalist i fshatit Sevaster me komandant Beqir Skendo Ramen gjatė periudhės sė luftės ka kryer aksione nė zona tė ndryshme kundėr pushtuesit. Nga vrojtimi i kujdesėm i tyre lexon se ky batalion ėshtė drejtuar me menēuri dhe urtėsi. Si sintezė tė asaj kohe po pėrmendim disa aksione luftarake tė kėtij batalioni nacionalist: Aksioni pėr shpartallimin e garnizonit italian nė Selenicė tė Vlorės si dhe Lufta e Gjormit. Pėrplasjet e armatosura me partizanet ndodhen pas grisjes se Mukjes. Ajo ra duke rrėzuar kėshtu edhe vete tharmin e saj. Filloi vėllavrasja, tė cilėn nuk e nisėn nacionalistėt. E vėrteta ėshtė thėnė dhe ėshtė pohuar edhe nga fakte dhe dokumente se vėllavrasja nė Vlora nisi nė Tragjas. Thuhet se ne Vlore, pas Mukjes pushtetin e moren ne dore emisarėt jugosllavė. Beqiri kishte dėrguar dy djem nacionalistė me qėllimin e vetėm pėr tė mbushur ujė te burimet e Tragjasit. Djemtė quheshin: njeri Ismail Mataj dhe tjetri Asaf. Thuhet se tė dy djemtė e pėsuan ngase nuk e dinin se marrėveshja kishte rėnė. Ata u pushkatuan dhe ranė nė gjumin ėndėrror, pa e ditur se vėllavrasja kishte filluar, madje tradhtisht u vranė, ndėrsa nė cepza tė syve u ndriste lot i larė. Nė vitet ’90 eshtrat e tyre u gjetėn pikėrisht tek vendi ku tradhtisht pas grisjes sė Mukjes u vranė tė pafajshėm nga njė dorė shqiptari. Vėllavrasja erdhi e rėndė nė mot tė zi. Loti i sfilitur spėrkati rrudhat e shamizeza shqiptare. Thuhet se mbas kėsaj mobilizimi qe i madh,nė tė dy krahėt. Nė batalionin nacionalist tė Sevasterit shkoi edhe vėllai tjetėr i Beqirit, Brahimi (1914). Virtytet patriotike nuk u formuan nė rastėsi nė kėtė familje shqiptaresh tė mirė.
Terrori pas Mukjes/Nė tė vėrtetė vėllavrasje krisi nė njė mot tė kthjelluar. Hakmarrja e partizanėve karshi nacionalistėve e nxitur nga jugosllavėt morri pėrmasa tė patregueshme. E paralajmėruar se ajo do tė bėnte gjėmėn njė ditė ajo ndodhi. Sipas kujtimeve qė kanė mbledhur tė afėrmit e kėsaj familje thuhet: “Nė 20 dhjetor tė vitit ’43, njė formacion i ēlirimtares shkon nė fshat, nė shtėpi tė Skendos. Atje kryejne plaēkitje tė rėndė: marrin 30 lopė dhe viēa, pasuri e familjes Rama, djegin shtėpinė mbasi kanė pėrvetėsuar gjithshka, rrėmbejnė mishin pastėrma, marrin pulat e detit, marrin rrobat dhe pajėn e nuseve Razije dhe Ervehe, e ēka nuk morėn dot e djegėn. Marrin me vete Skėndon, tė atin e Beqirit dhe djalin tjetėr tė tij Medinin tė lidhur, tė cilėt i lėshojnė pas dy ditėsh. Pas kėtyre ngjarjeve ai vend mbante emrin shkreti, thotė V.Rama.
Ikja drejt Veriut/Fati i luftės nė vjeshtėn e vitit ’44, po shkonte drejt epilogut tė saj. Nuk kishte mė mjegulline, PK e kishte fituar luftėn. Njera pas tjetrės zonat binin nė duart e tyre. Nga haberet qė nuk mungonin, nga dėshmitė, thuhej se mund tė kishte hakmarrje kundėr nacionalistėve. Nė kushtet kur lajmet qė mberrinin i bėnin edhe mė tronditėse ngjarjet, kur edhe Vlora ra nė duart e ēlirimtares, thuhet se batalioni nacionalist i fshatit Sevaster, qė komandohej nga Beqir Skendo merr rrugėn drejt veriut tė vendit. Arsyet e kėsaj ikje nuk ishin enigmatike. Ardhja nė pushtet e PK nuk do tė kalonte pa pasoja pėr nacionalistėt. Kėshtu ata zgjodhėn rrugėn qė tė shpinte drejt veriut tė vendit pėr tu hedhur nė vendet perėndimore, pėr tė mos rėnė nė duar tė tyre. Nacionalistėt, midis tyre edhe Beqiri ishin tė bindur se hakmarrja e filluar tradhėtisht pas Mukjes nė fshatin Tragjas, nuk do tė vononte. Kėshtu ata zgjodhėn rrugėn e veriut si rrugėn e shpresės,pėr tė zbarkuar njė ditė nė Itali. Udhėtimi drejt veriut nga ku pritej shpėtimi ishte i vėshtirė. Ishin tė lodhur, tė dėrrmuar, tė rraskapitur. Agu i ēdo dite i gjente nė udhėtimin e shpresės. Nga Vlora nė drejtim tė rrugės veriore pėrbėnin qindra km. Shtegtimi i tyre nė vjeshtėn e fundit tė ‘44 ishte cfilitės. Ata ishin tė lodhur. Nga porta e veriut do tė kapėrcenin detin pėr tė dalur nė Itali. Por sapo kanė lėnė Mamurrasin janė ndeshur nė pabesi. Aty ėshtė vrarė H.Hysa nga fshati Velēė, ndėrsa Gjysh Skėndo Rama ėshtė plagosur nė kėmbė, por me anė tė mjekimit arrin t’ia dalė. Gjendja e tyre sapo ditėt fironin, po bėhej mė trishtuese. Kanė kapėrcyer Lezhėn, diku pranė fshatit Barbullush gjermanėt i rrethojnė dhe i ēarmatosin tė gjithė, duke ua djegur armėt, qė mbanin me vete. Orėt e pritjes nė Shkodėr pėr tu hedhur nė perėndim ishin tė rėnda. Anijet,qė prisnin pėr ti hedhur nė Itali nuk mberritėn dot. Ato nė tė vėrtetė nuk erdhėn kurrė, ndonėse u morėn paratė kontrabandistėt. 28 nėntor i dimrit ’44, ora 14 nė Postribė tė Shkodrės. Ata vendosen tė dorėzohen tek partizanėt. Krime nuk kishin kryer. Bėheshin tė paktėn 600 vetė. Nė fund tė kėsaj turme gjendej Beqiri me vėllezerit e tij, Brahimin dhe Gjyshin, pas tyre Muēoja dhe Cumani. Ishte kohė lufte. Gjermanėt ishin nė orėt e tėrheqjes. Partizanet qėllojnė duke i ndjekur. Gjermanet pėr t’u hakmarrė qėllojnė Beqirin, plumbi e merr nė krahė tė djathtė. Bie pėr njė ēast, ndėrsa krahėve kishte njė gunė te hedhur, ai ngrihet. Por njė plumb tjetėr i ardhur nga tytat e nxehta e merr nė ballė Gjyshin, qė dha frymėn e fundit, pas disa ēasteve. Tre vetė, qė ishin pranė Beqirit e marrin nė krahė dhe e vendosin 100 metra me larg pranė njė vije mulliri. Ka tė dhėna qė na i dha V. Rama, qė kanė qenė nė atė vend, qė thonė se nė atė vend pas gjysmė ore, atje u dėgjua njė krisme e thatė. Tė nesėrmen shkoi Brahimi nė vendin ku ishte lėnė i plagosur Beqiri, por atje e gjetėn tė vrarė. Kush e vrau? Gjermanet apo tė ēlirimtares? Aty nga 10 dhjetori nė familjen e Skėndo Ramės u hap kuja. I ati dhe Kėzja prisnin cigare. Ndėrkohė, qė ardhja nė pushtet e komunistėve u mori pronat ne fshatrat Sevaster, Ploēė nė Vlorė dhe njė pjesė nė Amonicė. Kurse pėrndjekjet filluan me intensitet. Medini arrestohet nė ’53 , dėnohet 5 vjet burg nė Maliq. Nė ’56 Hazbiu, djali i dytė i Beqiri arratiset nga vendi duke shkuar nė Amerikė, ku jeton edhe sot. Viti ’72 arrestohet Brahimi dėnohet 9 vjet burg. Shuhet nė 25 maj ’92. Ndėrkohė Medini internohet nė Pilur, ku vdes rreth vitit ’84
Ky artikull ėshtė pergatitur nga www.sevasteri.tr.gg
|