SEVASTER VLORE ALBANIA
Informacione të përgjithshme  
  TURKISH
  Faqa e pare
  Dekret
  Histori dhe Kultur
  Veprimtari
  Keshilla te arta
  Galeri me foto
  Teknologji
  Kontakt
  Mesazhi jua per ne
  krenaria jon
  Sondazhe
  Histori dhe kulturë
  Regjisterou
  www.sevasteri.tr.gg
Keshilla te arta


Këshilla të arta për nënat që punojnë 30/04/2008

Jeni nënë e re dhe leja juaj e lindjes është duke mbaruar. Dëshironi që fëmija juaj të vazhdojë qumështin. Por si do t'ia bëni për të vazhduar njëkohësisht si punën ashtu edhe detyrën e nënës? Si do t'i jipni për të pirë fëmijës tuaj? Në ditët e sotme shumë gra arrijnë njëkohësisht të bëjnë si detyrën e nënës ashtu dhe të shkojnë në punë. Nqs sapo keni lindur, leja juaj e lindjes ka mbaruar dhe ju duhet të ktheheni në punë, mund t'ju frikësojë mendimi se nuk do mund të përballoni së bashku si detyrën e nënës ashtu dhe karierën tuaj. Patjetër që situata është e vështirë, por kjo nuk do të thotë se ju nuk do mund t'ia dilni mbanë. Është e rëndësishme që ju të bëni një plan më përpara dhe të përgatisni vehten tuaj për të gjitha situatat e një nëne në punë. Të ndaheni nga fëmija Nqs jeni nënë e re, të ktheheni në punë mund të krijojë një rrëmujë shpirtërore. Fakti që dikush tjetër kujdeset pë fëmijën tuaj mund të jetë shkak i një ndjenje faji por në të njëjtën kohë mund edhe t'ju lehtësojë. Patjetër që nga ana tjetër përgjegjësitë tuaja rriten. Duhet në të njëjtën kohë të rezervoni kohë si për punët e zyrës ashtu edhe për punët e shtëpisë, bashkëshortin tuaj, veten dhe fëmijën tuaj. Dhe kjo është shumë e lodhshme. Por çfare do të bëni? Si do t'ia dilni mbanë? Para se të ktheheni në punë: * Vendosni datën që do të ktheheni në punë. Bisedoni me drejtorin tuaj se sa leje lindje do mund të merrni. Mund të mos keni mundësinë për të qenë ju ajo që vendos nëse të ktheheni apo jo në punë. Ditën e kthimit në punë, zgjidheni afër fundit të javës në mënyrë që java juaj e parë të jetë e shkurtër. * Zgjidhni një çerdhe ose dado të besuar. Mund të jetë e vështirë për ju t'ia lini fëmijën tuaj një personi tjetër. Kujdesja nga një person që i besoni do t'ju lehtësojë. * Bisedoni me drejtorin tuaj. Bisedoni për detyrat dhe programin tuaj në punë, në mënyrë që kur të ktheheni të jeni në dijeni rreth aspektativave ndaj jush. Nqs vendi punës ju ofron fleksibilitet, bisedoni për orar pune fleksibël ose sipas situatës për mundësi të kryerjes së punës nga shtëpia. Pasi të ktheheni në punë: * Jini të rregullt dhe shfrytëzojeni kohën mirë. Të bashkosh punën me kujdesin e fëmijës, kërkon një aftësi të mirë të drejtimit dhe organizimit të kohës. Keni shumë përgjegjësi dhe për këtë arsye ju duhet patjetër të bëni rregullime në mënyrë që çdo gjë ta kryeni në kohë dhe ashtu siç duhet. * Ruani lidhjet me fëmijën. Gjeni mënyrat për të mos humbur lidhjen me fëmijën tuaj gjatë kohës që jeni larg tij. P.sh. gjatë ditës telefononi në shtëpi për të kontrolluar gjendjen dhe vini fotografitë e tij në tavolinën tuaj të punës. * Kini një plan rezervë. Mund të ndodhë që fëmija juaj të sëmuret ose të mos gjeni ndonjë person që të kujdeset për të. Për këto ditë duhet të keni patjetër një plan alternativ. Mund të flisni me drejtorin për të marrë leje ose mund t'i kërkoni një të afërmi të kujdeset për fëmijën kur sëmuret. * Pranoni faktin që herë pas herë mund të ndiheni fajtorë ose të mërzitur. Shumë nga nënat mund të pushtohen nga ndenja e fajit. Përveç kësaj duke mos patur mundësi të kaloni kohë me fëmijën tuaj aq sa dëshironi, mund të ndiheni edhe të trishtuara. Këto ndjenja janë të përbashkëta tek të gjitha nënat dhe duke i ndarë me shoqet tuaja ose nënat e tjera mund t'ju ndihmojë. Tregojini edhe bashkëshortit për ndenjat e juaja. Nqs. këto ndjenja rriten, mund të jetë e nevojshme të bisedoni me doktorin tuaj. * Merrni ndihmë. Nuk mund t'ia dilni mbanë duke e bërë gjithça vetë. Mos i ktheni mbrapsht ndihmat që ju vijnë nga bashkëshorti, familja dhe shoqëria juaj. Gjatë kohës që mundoheni të ambjentoheni me punën, përfitoni edhe nga eksperienca e nënave të tjera në punë. * Rezervojini kohë vehtes tuaj. Mund t'ju duket e vështirë, por për t'u kujdesur për vehten tuaj ju duhet kohë në dispozicion. Për shembull mund të dilni së bashku me fëmijën, gjë e cila do t'i pëlqente fëmijës dhe do t'ju rilaksonte juve. Mbasi të keni vënë në gjumë fëmijën, zgjidhni një ushqim të lehtë si në gatim ashtu dhe në të ngënë dhe bëni një banjo rilaksuese. Kjo do t'ju ndihmojë për të hequr stresin. Sa më pak e stresuar të jeni aq më tepër do të merrni kënaqësi nga koha e kaluar me fëmijën. * Pushoni sa të mundni. Ndonjëherë do të ndiheni aq e lodhur saqë do të habiteni se si arrini t'ia dilni mbanë çdo gjëje. Për këtë arsye rezervojini vehtes kohë për të fjetur. Flini në darkë sa më herët të jetë e mundur. Gjatë fundjavës kur fëmija është duke fjetur paraditeve, mundohuni edhe ju të pushoni pak. Nuk është e lehtë të punosh dhe të jesh nënë në të njëjtën kohë, por po të programosh kohën dhe ta mësosh fëmijën sipas programimit tuaj, punët lehtësohen.
9 zgjidhje pёr problemet nё martesё       10/04/2008

Ёshtё normale qё nё çdo martesё tё ketё probleme tё natyrёs sё ndryshme. Kёto ndodhin edhe nё fillimet e lidhjes martesore, kur bashkёshortёt ende nuk e njohin shumё mirё njёri tjetrin. Ajo qё ёshtё kryesorja, ёshtё se duhet qё kёto probleme tё tejkalohen pa ndikuar nё dashurinё dhe lumturinё e çiftit. 1. Mos u bёni libёr problemi, por çelёs pёr zgjidhjen e tij … Rruga mё e rёndёsishme e zgjidhjes sё problemeve nё njё martesё, ёshtё qё tё mos bёhesh shkak problemi. Pasi nё njё vend ku nuk ka probleme, nuk ndihet as nevoja pёr zgjidhje tё tyre. Por, nё rastet kur kёto probleme lindin nё mёnyrё tё pavullnetshme, atёherё, njeriut I duhet tё jetё mos kthehet nё njё “libёr” problemi, por nё njё “çelёs” pёr zgjidhjen e tij. 2. Energjinё qё do tё shfytёzoni pёr zgjidhjen e problemit, mos e harxhoni duke pёrjetuar panik… Mos harxhoni energji pёr tё rritur shkallёn e panikut, ndёrkohё qё atё mund ta pёrdorni pёr zgjidhjen e problemit. Mos u bёni si ai ushtari nё luftё qё harxhon plumbat pa ardhur akoma armiku. Mos vendosni me idetё qё “unё kёshtu e kisha menduar…” pa dёgjuar palёn tjetёr. Mos u sillni sikur nё mes ka njё problem, kur ky i fundit nuk ekziston. Mos harroni se shkatёrrimi ёshtё i lehtё, por riparimi ёshtё i vёshtirё. Me njё fjalё, mund tё shkatёrroni sarayet e zemrёs sё bashkёshortit, por kjo nuk mund tё rindёrtohet ndoshta edhe me njё mijё fjalё tё bukura. 3. Pёrpiquni tё mos thoni “Ah, sikur…” … Mos e mёrzisni bashkёshortin/bashkёshorten tuaj duke konsideruar dhe paraqitur si problem çdo veprim. Mos e humbisni dashurinё e tij /saj duke e detyruar tё thotё “Tashmё s’mund tё duroj dot mё kapriçot e tua”. Mos e detyroni veteveten tё mendojё “Ah sikur tё mos e kisha thёnё kёtё fjalё!, Ah sikur tё mos e kisha bёrё kёtё gjё!, Ah sikur tё kisha menduar si tani”…. Sepse dashuria ёshtё si dielli. Nёse ju i hapni deri nё fund dritaret e zemrёs, edhe drita e diellit rrezaton deri nё fund, por nёse i mbyllni ato, rrezet nuk kanё mё rrugё depёrtimi. Mos mendoni se “Dielli im gjeёn njё rrugё depёrtimi”… 4. Qёndrojini larg armёs “Por” … Mos u sillni si njё engjёll qё nuk gabon kurrё. Mos mbroni gjithmonё veten tuja dhe kur bashkёshorti/bashkёshortja juaj ju pyet se “Pse e bёrё kёshtu kёtё gjё?”, mos ju drejtoni pushkёs “Por…”. Apo, mos nxisni konflikt duke thёnё vazhdimisht se “por, unё ta pata thёnё, por, por …”. Pёrballё jush keni jo njё person armik qё duhet ta qёlloni me armё, por dikё qё duhet t’I fitoni zemrёn e dashurinё. Mos harroni se “Trendafili qё tё qёllon miku” ёshtё mё I rёndё se “plumbi qё tё gjuan armiku”. 5. Mos e mendoni veten si njё agjent policie… Ka nga ata bashkёshortё qё ia pёrplasin gabimet bnashkёshortit nё fytyrё. Duket sikur e ndiejnё veten si njё agjent i fshehtё policie qё ёshtё nё ndjekje tё dikujt e qё pret tё bёjё njё faj pёr ta spiunuar apo tё ta gjykuar. Dhe nё momentin qё I pyet se pse e bёjnё diçka tё tillё tё pёrgjigjen se “Unё po bёj atё qё duhet, po rregulloj gabimet e tij /e saj dhe po mendoj tё mirёn e tij/e saj”. Por, çdo e vёrtetё nuk mund tё thuhet nё çdo vend. Nuk ёshtё detyrё e njeriut qё tё flas çdo vёrtetё nё çdo vend. Edhe njё kafshatё bukё madje nuk mund tё pёrcillet pa u pёrtypur. 6. Qёndroni larg ndjenjave tё inatit… Ka nga ata bashkёshortё qё nё martesё nuk i afrohen nё asnjё mёnyrё problemeve tё lindura duke u pёrfshirё nё ndjenjat e inatit. Ata futen nё njё atmosferё tё tillё qё mendojnё se “Ta bёj kёshtu e t’i bёhet mёsim”. Vallё, cili nxёnёs mund tё mendojё se “Unё nuk po e bёj kёtё detyrё apo nuk po e mёsoj kёtё temё qё t’I bёhet mёsim mёsuesit”? nxёnёsi qё bёn diçka tё tillё, e nxit mёsuesin ta vlerёsojё negatrivisht dhe detyrimisht ngelet nё klasё. 7. Mos u bёni mbartёs tё problemit… Nё shumё martesa, pёrmendja çdo ditё e njё problemi tё zgjidhur, kthehet nё njё problem mё vete. Nёse njёri nga bashkёshortet pёrpiqet ta harrojё problemin dhe tjetri ia kujton çdo ditё, duke thёnё se “Pse u solle ashtu?, pse mё ofendove? etj”, atehrё ky problem lind tё tjerё. Nё tё vёrtetё, problemet nё martesё duhet tё zgjidhen si njё problem matematike. “Tani jemi nё orёn e matematikёs. Kemi njё problemё qё duhet ta zgjidhim. E zgjidhim. Bie zilja dhe mbaron ora e mёsimit”. Kjo duhet tё jetё ajo qё çiftet duhet tё kenё parasysh. 8. Falni… Duke qenё se ёshtё njeri, bashkёshorti juaj edhe mund tё gabojё. Kёtё gjё ndoshta mund ta kuptojё me vonesё dhe ju kёrkon ndjesё. Mos I kёrkoni llogari duke i thёnё se “Pse e bёrё ashtu”. Kush fal, ёshtё gjithmonё fitues. 9. Martesёn mos e konsideroni si njё problem qё kёrkon zgjidhje, por si njё lumturi qё duhet tё jetohet… Sytё tuaj le tё shkёlqejnё, nga buzёt tuaja tё dalin vargjet e dashurisё. Perdet e lumturisё le tё mbulojnё çdo cep tё shtёpisё tuaj. Shtёpia juaj le tё jetё njё saraj lumturie, ju njё zanё mali qё dёshiron gjithmonё tё mirёn dhe bashkёshorti juan le tё jetё princi i dashur i atij saraji.
 

 
   
Bugün 4 ziyaretçi (5 klik) kişi burdaydı!
Bu web sitesi ücretsiz olarak Bedava-Sitem.com ile oluşturulmuştur. Siz de kendi web sitenizi kurmak ister misiniz?
Ücretsiz kaydol