SEVASTER VLORE ALBANIA
Informacione të përgjithshme  
  TURKISH
  Faqa e pare
  Dekret
  Histori dhe Kultur
  Veprimtari
  Keshilla te arta
  Galeri me foto
  Teknologji
  Kontakt
  Mesazhi jua per ne
  krenaria jon
  Sondazhe
  Histori dhe kulturë
  Regjisterou
  www.sevasteri.tr.gg
Veprimtari
Njantier me legjenda 29.04.2008 15:06 Kulture - Burimi: SHQIP Kulture Kantieri i ndėrtimit tė hidrocentralit tė Kalivaēit nė Tepelenė ėshtė zgjeruar dhe shtrirė tashmė nė tė dyja anėt e bregut tė lumit Vjosa. Nė grykėn e ngushtė tė Shkėmbit tė Lunecit, aty ku shtrati i lumit Vjosa ngushtohet deri nė 200-300 metra gjerėsi, nė vendin ku kanė nisur dhe vazhdojnė prej afro 5 vjetėsh punimet pėr ndėrtimin e digės sė hidrocentralit tė Kalivaēit. Kantieri, makineritė e rėnda me ca rrota gjigande, shpėrthimet e pėrditshme tė minave, kanali i devijimit, diga e ngritur deri nė gjysmė tė gjerėsisė sė shtratit tė lumit, lėvizja e pareshtur e njerėzve dhe mjeteve, mandej edhe prania e mensės sė punėtorėve, tė kujtojnė kantieret e dikurshme tė ndėrtimit tė hidrocentraleve tė Vaut tė Dejės, Komanit e Fierzės. Por ajo qė e sjell mė pranė atmosferėn e dikurshme tė kantiereve tė zhurmshme tė periudhės komuniste, ėshtė pėrqasja e ēuditshme e dy kohėve me njė fakt qė mund tė vėrtetohet lehtė nėse lexon reportazhet e shtypit tė asaj periudhe. Sa mė lart ngrihet diga e hidrocentralit, sa mė shumė afrohet koha kur liqeni do tė transformojė pamjen e peizazhit tė kėsaj zone, aq mė tepėr gėlojnė legjenda dhe historitė e vendasve. Kėdo qė ndesh nė mjediset e hidrocentralit nė ndėrtim orvatet tė tė sjellė njė legjendė a njė histori tė vjetėr. A thua se njerėzit nguten e tremben se mos ujėt e liqenit tė ardhshėm do tė pėrmbysė dhe historitė e tyre?! Ndoshta...!! Legjenda e rrugės sė lashtė dhe e Urės sė Nuses Legjendėn e parė na e sjell Hekuran Saliu, manovrues nga Memaliaj. Ai na tregon se nga Shkėmbi i Lunecit e deri te trupi i digės sė hidrocentralit tė ardhshėm, rreth 3-4 kilometra gjatėsi, nė krahun e majtė tė rrjedhės sė Vjosės janė tė dukshme edhe sot gjurmėt e njė rruge tė lashtė. Bėhet fjalė pėr njė rrugė me kalldrėm. Gjurmėt shkojnė deri nė Dorėz. Mandej, afėr Shkėmbit tė Lunecit, ku rruga me kalldrėm guri zbret nga lartėsi pėrmes disa kthesave tė forta tė mbėshtetura nė mure mbajtės tė ndėrtuar me gurė tė mėdhenj, ndodhen edhe disa rrėnoja banesash tė lashta. "Pikėrisht atje, ku rruga ngjitet sipėr Shkėmbit tė Lunecit, edhe sot e kėsaj dite disa njerėz bėjnė kėrkime, nuk e di se ē‘dreqin kėrkojnė, flori, ikona, skulptura?!", thotė Hekurani. Mes njė grupi tė vogėl manovruesish, qė nė momentin qė ne shkuam aty ishin ulur sipėr zallit tė lumit dhe hanin bukė, Hekurani na tregon vendet se ku kalojnė gjurmėt e rrugės sė lashtė. Kolegėt e tij, Brahim Xhaferi nga Kalivaēi, Foto Selmani nga Sevasteri, Klemend Manaj nga Ilirasi dhe Malo Jaupi nga Memaliajt, miratojnė dhe pohojnė rrėfimet e tij. Ndėrsa historinė apo legjendėn e Urės sė Nuses, gjurmėt e fundit tė sė cilės ne mundėm t‘i gjejmė dhe fotografojmė pak mė vonė pėrfund kėmbėve tė Shkėmbit gjigand tė Lunecit, na e rrėfeu Foto Selmani nga Sevasteri. "Nuk ėshtė ndonjė histori kushedi se ēfarė. Ai (mesa duket e ka fjalėn pėr protagonistin kryesor tė legjendės) e kish kėrkuar pėr nuse. Ata (ndoshta njerėzit e vajzės) nuk ia kishin dhėnė dorėn. Ai u doli pėrpara tek ura si trim dhe e rrėmbeu nusen nga duart e dhėndrit dhe krushqve. Kjo ėshtė e tėra. Qė ahere i thonė Ura e Nuses, pėrfundon shpejt e shpejt versionin e tij tė historisė sė vjetėr djaloshi nga Sevasteri, qė porsa mbaroi rrėfimin, u ngjit sipėr njė fadrome me rrota gome jashtėzakonisht tė mėdha. Legjenda e qytetit-port dhe bunkerėve tė drithit Artur Sula nga Kalivaēi flet pėr legjendėn e bunkerėve tė drithit, pėr ekzistencėn e njė qyteti, pėr njė port ku anijet vetėngarkoheshin me drithė nėpėrmjet njė ulluku tė gdhendur nė shkėmb. "Nė majė tė kodrės sė lartė qė ndodhet mbi grykėn e Kalivaēit nė tė djathtė tė rrjedhės sė Vjosės dallohen lehtė rrėnojat dhe gjurmėt e qytetit tė lashtė ilir. Qysh tė vegjėl jemi mėsuar qė atė vend ta quajmė "qytet", aty dallohen qartė radet ku lidheshin anijet dhe ulluku nėpėr shkėmb ku rrėshqiste drithi pėr t‘u ngarkuar nė anije. Sipėr burimit me ujė tė kthjellėt tė Gurrės sė Kalivaēit, gjen edhe sot bunkerėt e drithit. Janė tė vendosur nė shpella ku dallohen lehtė edhe vizatimet me gdhendje nė shkėmb tė njerėzve tė lashtėsisė". Mandej, sipas tij, gjatė gėrmimeve tė kryera nga makineritė e rėnda nė faqen shkėmbore nė tė majtė tė rrjedhės sė Vjosės, midis kuotave 165-175 janė gjetur fosile guaskash dhe skelete tė murosur peshqish dhe pėr ta bėrė mė bindėse historinė e tij, Arturi na njeh me Ferdinantin, njė inxhinier italian qė punon nė kantierin e ndėrtimit tė hidrocentralit. Ferdinanti pohon se fosilet kanė shoqėruar vazhdimisht gėrmimet. Legjenda e eremitit tė vetėsakrifikuar sė bashku me ikonėn prej floriri Por historia mė e mahnitshme qė tregojnė banorėt e kėsaj zone ėshtė ajo e njė eremiti, i cili sipas gojėdhėnave, shekuj mė parė, kishte ardhur buzė Vjosės nga Vlora, me njė ikonė floriri qė peshonte 35 kilogramė dhe ishte strehuar nė brendėsi tė shpellės qė ndodhet nė Shkėmbin e Lunecit pingul mbi rrjedhėn e lumit. Sipas legjendės, pasi hyri nė shpellė bashkė me ikonėn, eremiti nisi tė ndėrtonte nga brenda njė mur guri nė grykė tė shpellės. Kur arriti tė mbyllė krejt hapėsirėn e grykės sė shpellės, eremiti u mbyll brenda saj dhe vdiq aty i vetėsakrifikuar. Kjo legjendė ka shėrbyer si nxitje pėr tė ndezur ethet e arit te disa nga tė ardhurit me punė nė kėtė kantier, qė duke pėrdorur mjetet e rėnda tė kantierit kanė kaluar nėpėr rrugėn e vjetėr anės Vjosės pėr t‘iu afruar sa mė pranė Shkėmbit tė Lunecit dhe pėr tė gėrmuar rreth tij me shpresė se mos gjejnė ikonėn e florinjtė tė eremitit. Kalimi me mjete tė rėnda mbi rrugėn e lashtė ka shkaktuar dėmtimin e plotė tė kalldrėmit tė vjetėr dhe vetėn disa nga muret anėsorė mbajtės kanė mundur tė ruajnė formėn e tyre pėr tė na dėshmuar ndoshta se pikėrisht kėtu, nė anė tė lumit tė Vjosės, mund tė ketė kaluar njė nga arteriet e rrugės lidhėse tė Kalasė sė Matohazanajt me qytetin ilir tė Bylisit. Sipas topografėve, pas pėrfundimit tė digės dhe formimit tė ujėmbledhėsit tė hidrocentralit, rruga e vjetėr do tė mbulohet nga ujėrat e liqenit. Legjenda e princit romak nė "qytetin" ilir?! Njė legjendė tjetėr qė lidhet me "qytetin" e lashtė tė Kalivaēit e qė pėrcillet si ēdo legjendė tjetėr kėtu, ėshtė ajo e njė princi romak, qė pasi vdiq dhe mė pas i ngordhi qeni i tij besnik te kėmbėt, gruaja e dhembshur dhe besnike nga hidhėrimi u mbyt nė rrjedhėn e lumit Aos (Vjosa e sotme). Vendasit e lidhin historinė e princit romak me toponimin Donia tė vendit ku ka nisur tė ngrihet diga e hidrocentralit. "Vendit kėtu i thonė Donia. A nuk i thonė italianėt "dona" gruas!? Kėtu ku u vetėmbyt gruaja e princit romak i mbeti emri Donia", thotė njė nga kalivaēiotėt qė punon si kuzhinier nė mensėn e punėtorėve. Fundi i legjendės sė Lundrės sė Kalivaēit Me sa duket, historia e Lundrės sė Kalivaēit do tė mbetet edhe legjenda e fundit e kėsaj zone tė mbushur me histori tė pabesueshme. Njė mjet lundrimi krejt primitiv, qė vendasit e quanin Lundra e Kalivaēit, ishte njė barkė e thjeshtė hekuri, e ndėrtuar nga ushtarėt italianė qysh vitin 1939 dhe qė ishte mjeti qė lidhi pėr rreth 75 vjet dy brigjet e Vjosės deri pak muaj mė parė, tani nuk ėshtė mė nė punė. Nė vend tė saj ėshtė ndėrtuar njė urė provizore qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė shtresė e trashė betoni e derdhur mbi 10-15 tombino me diametėr 5-6 metra. "Fillimisht nuk besuam se kjo urė e improvizuar do t‘u rezistonte ujėrave tė rrėmbyeshme tė Vjosės, por tani qė dimri u thye dhe ditėt me ujėra tė fryra tė Vjosės kaluan, u bindėm se kjo urė ėshtė e fortė dhe do t‘i rezistojė Vjosės deri sa tė pėrfundojė diga, se mė pas sikurse na thonė inxhinierėt, projekti parashikon qė rruga automobilistike tė kalojė sipėr trupit tė digės", thotė Arturi. Megjithatė, vendasit, nuk ndahen dot nga imazhi i lundrės sė tyre qė mund ta konsiderojmė si legjendėn e fundit qė pėrmbyti diga ende e papėrfunduar dhe liqeni qė pėr kėtė shkak ende nuk ėshtė formuar si liqen. Jeta e banorėve nė tė dyja anėt e Vjosės ishte e lidhur me Lundrėn e Kalivaēit. Ajo u shėrbente kryesisht banorėve tė dy komunave pėrtej Vjosės, Komunės sė Lopėsit, qė pėrfshihet nė Rrethin e Tepelenės dhe Komunės sė Sevasterit, qė administrativisht pėrfshihet nė Rrethin e Vlorės. Banorėt e Dorzės, Sinanajt, Dhėmblanit, Matohasanajt, Mazharit, Shkozės, Sevasterit, Plloēės, Vajzės dhe shumė fshatrave pėrtej Vjosės kalonin sipėr varkės sė vjetėr, duke shkurtuar 40 deri nė 60 kilometra rrugė automobilistike. Nė tė gjithė gjatėsinė e rrjedhės sė Vjosės, nė territorin e Tepelenės, ka pasur edhe njė lundėr nė fshatin qė disa e quajnė Anėvjosė dhe tė tjerė, Shehaj, qė pėrfshihet nė Komunėn e Qesaratit, por ajo nuk kishte kapacitetin e Lundrės sė Kalivaēit qė transportonte nė njė kalim 15-20 persona, pasi me tė mund tė kalonin ujėrat e frikshme tė lumit vetėm 3-4 udhėtarė. Shpėrthimet e hidrocentralit rikthejnė frikėn te banorėt e Dhėmblanit Jo shumė larg nga kantieri i hidrocentralit, ndoshta 4-5 kilometra nė jug tė tij, gjenden fshatrat Sinanaj dhe Dhėmblan. Shpėrthimet e shpeshta qė ndodhin nė kantier rikthejnė te banorėt e kėsaj zone imazhin dhe frikėn e shpėrthimit tė predhave qė ndodhi mė 7 maj tė vitit 2006 nė fshatin Dhėmblan ku humbėn jetėn dy ushtarakė. "Nga shpėrthimet e ndodhura humbėn jetėn nėnoficeri nga Berati Namik Gjolena dhe ushtari nga Dhėmblani Adrian Hanaj. "Kur dėgjojmė shpėrthimet e minave na duket sikur e njėjta hata do tė na pėrsėritet. Sidomos fėmijėt tremben shumė", thotė Xhemal Kacorri nga Sinanaj. Banorėt e fshatrave Dhėmblan, Sinanaj e Matohasanaj tė Komunės sė Lopsit nuk mund tė harrojnė lehtė. Ende sot, pas dy vjetėsh, nuk u largohen nga memoria imazhet e shpėrthimeve. "Aq shumė trembemi sa qė edhe kur fluturon ndonjė dallėndyshe sipėr kokave tona, na duket sikur ėshtė predhė, thotė Xhemali. Liqeni nuk i pėrmbyt dot legjendat Dėgjuam shumė legjenda nė Kalivaē. Gojėdhėna dhe fantazi njerėzore tė ēuditshme! Largohemi nga kantieri i Kalivaēit, ku njerėzit qė punojnė nuk lodhen as sė rrėfyeri plot energji legjenda e histori nga mė tė padėgjuarat pėr tė shkuarėn dhe tė parėt e tyre. Por nuk dyshojmė aspak se ujėt e liqenit tė ardhshėm do tė mund tė pėrmbytė rrėfenjat e tyre, tė vėrteta dhe tė imagjinuar. Kėtyre rrėfenjave, gojėdhėnave tė ardhura nga brezat e mėparshėm, historive tė vjetra dhe fantazive tė reja, kushedi (!?) ndoshta njė ditė do t‘u bashkohen kėto rrėfenjat e sotme me shpėrthime si ato tė Dhėmblanit apo Gėrdecit, e pastaj edhe kėto ngjarje tė vėrteta do tė ngjajnė tė pabesueshme, si legjendat qė dėgjojmė sot nga e shkuara...
 
   
Bugün 6 ziyaretçi (7 klik) kişi burdaydı!
Bu web sitesi ücretsiz olarak Bedava-Sitem.com ile oluşturulmuştur. Siz de kendi web sitenizi kurmak ister misiniz?
Ücretsiz kaydol