SEVASTER VLORE ALBANIA
Informacione të përgjithshme  
  TURKISH
  Faqa e pare
  Dekret
  Histori dhe Kultur
  => Ç’ndodhi në Armenin e Vlorës në 1920
  => Nje dritare burgu
  Veprimtari
  Keshilla te arta
  Galeri me foto
  Teknologji
  Kontakt
  Mesazhi jua per ne
  krenaria jon
  Sondazhe
  Histori dhe kulturë
  Regjisterou
  www.sevasteri.tr.gg
Ç’ndodhi në Armenin e Vlorës në 1920
Ē’ndodhi nė Armenin e Vlorės nė 1920 Si u organizuan vendasit pėr tė luftuar tė huajin. Cilėt ishin krerėt e lėvizjes pėr ēlirim Autori i Lajmit: Shpresim Kasaj Nė qershorin e sivjetėm mbushen plot 85 vjet nga Lufta e Vlorės. Lufta e Vlorės, kjo epokė heroike popullore, ėshtė njė nga faqet mė tė lavdishme tė historisė sė popullit tonė e nė veēanti e popullit tė Vlorės. I gjithė populli i Vlorės, i qytetit dhe i fshatrave, u vetėorganizua nė njė luftė tė pabarabartė me pushtuesit italianė, qė po e mbanin Vlorėn tė pushtuar, megjithėse lufta e Parė Botėrore kishte mbaruar. Heroizmi i kėtij populli nė luftė qe i rrallė dhe ēuditi gjithė Europėn. Ėshtė me tė vėrtetė pėr t’u habitur, sesi 4000 luftėtarė, tė armatosur me “dyfek tė lidhur me gjalmė e fishekėt nė xhep i mbajnė”, luftuan e fituan kundėr 20.000 ushtarėve pushtues italianė, tė armatosur me teknikėn mė moderne tė kohės, tė mbėshetur nga artileria tokėsore dhe detare, si dhe nga aviacioni. Natyrisht, me kėtė luftė qė bėri populli i Vlorės, u pėrkrah dhe u mbėshtet edhe nga populli i krahinave tė tjera tė Shqipėrisė. Pra, nė kėtė luftė heroike pėr jetė a vdekje, dhanė kontribut tė gjithė. Ajo qė dua tė theksoj, ėshtė se fshati Armen i Vlorės dha nė kėtė luftė njė kontribut tė shquar dhe doli nė udhėheqje tė saj, duke nxjerrė tre udhėheqės: Osman Haxhiun (Kryetarin e Mbrojtjes Kombėtare); Sali Bedinin (anėtarin e Komitetit tė Mbrojtjes Kombėtare, komandant i prapavisė); Ramadan Armenin (Veliun) (anėtarin e Kėshillit tė Luftės sė kėtij Komiteti). Kėta tre burra tė shquar tė Armenti dhe ndonjė tjetėr, si Kaso Ali Kasaj, etj kishin treguar trimėri, burrėri e patriotizėm qė nė prologun e Luftės sė Vlorės, nė demostratėn antiitaliane tė 28 Nėntorit 1919, qė u zhvillua te ish-xhamia e tabakėve, sot sheshi para Bashkisė Vlorė. Organizimi Sheshi para xhamisė ishte rrethuar nga repartet e karabinierisė dhe ushtrisė italiane. Por patriotėt vlonjatė dhe armenas nuk u trembėn, por dolėn nė shesh me flamuj kombėtarė nė duar, duke thirrur dhe brohoritur: “Rroftė flamuri!”, “Rroftė Vlora!”, “Poshtė pushtuesit!”. Faik Xhafer Ymeri pjesėmarrės nė kėtė demonstratė, shkruan nė kujtimet e tij: Unė Rexhep Arapi dhe njė farė Gjergji nga Shkodra, tė cilit nuk ia di mbiemrin, por qė ishte rrobaqepės, ishim veshur tė gjithė me fustanella dhe mbanim nė duar flamuj kombėtarė nė kohėn e demonstratės. Kaso Aliu nga Armeni ishte shoku im i ngushtė, qė mė rrinte pranė, Sali Bedini nga Armeni, iu vėrvit majorit tė karabinierisė italiane, Borno qė desh t’i merrte nga duart flamurin, e vuri poshtė dhe filloi ta qėllonte me grushta dhe shqelma. Porse nė atė ēast iu vėrsulėn nga 15 karabinierė, tė cilėt mezi ia hoqėn nga duart majorin e tyre…” Kujtime Osman Haxhiu qėlloi me bastunin e tij kapitetin e ushtrisė italiane, Ēampi. Karabinierėt iu vėrsulėn, por nė ēast pranė Osmanit erdhėn nė ndihmė patriotėt armenas dhe vlonjatė. Pėrleshja u bė e ashpėr trup me trup. Ja si na pėrshkruan kėtė pėrleshje patrioti nga Kanina, Beqir Velo: Pėrleshja u bė e madhe. Karabinierėt kishin marrė me vehte edhe ushtarė qė bėheshin 500-600 vet. Mbaj mend qė italianėt na qėllonin me kondakėt e dyfeqeve, kurse ne i qėllonim me drunjtė e flamurėve me grushta dhe me shqelma. Nė pėrleshje e sipėr, unė Sali Bedini nga Armeni, Ramadan Armeni etj, u plagosėm shumė rėndė. Shokėt na morėn dhe na shpunė nė shtėpinė e Hamza Isait. Me qė u plagosėm shumė rėndė, mbetėm 3-4 muaj tė sėmurė….” Pjesėmarrja Por, pėr organizimin e Luftės sė Vlorės, njė rėndėsi tė madhe pati Mbledhja e Armenit, qė hodhi piketat dhe ideoi Luftėn e Vlorės, qė filloi tre muaj mė vonė. Ajo u bė njė muaj pas Kongresit tė Lushnjės, mė 23-24 shkurt 1920. Kėtė mbledhje e inicioi patrioti armenas Osman Haxhiu e Ramadan Armeni, si dhe patriotė tė tjerė si Myqerrem Hamzaraj, Ymer Radhima, Dhimitėr Qypi etj… Nė kėtė mbledhje dyditore morėn pjesė dhe patriotė tė tjerė armenas si: Sali Bedini, Refat Ali Kasaj, Islam Hyseni, Veledin Kollozi etj… Mbledhja Nė 24 shkurt, nė kėtė mbledhje erdhi nga Tirana i dėrguar nga qeveria e Sulejman Delvinės, Qazim Koculi. Nė kėtė mbledhje dyditore morėn pjesė 70 pėrfaqėsues nga Vlora, Dukati, Mesapliku, Kurveleshi, Sevasteri, Komuna e Treblovės, Topalltia dhe Myzeqeja e Vogėl. Pėr Vlorėn ajo qe si njė Kongres i Lushnjės pėr shpėtimin kombėtar dhe ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė nga lakmitė e shovinistėt tė fuqive imperialiste fqinjė. Nė kėtė mbledhje patrioti Osman Haxhiu bėri njė rezyme tė shkurtėr tė situatės sė rėndė tė vendit nėn pushtimin itlaian. Qazim Koculi foli pėr vendimet e Kongresit tė Lushnjės. Major Ahmet Lepenica solli statistika tė plota tė armatimeve dhe municioneve qė gjendeshin nė Vlorė dhe mundėsinė e armatosjes sė popullit tė Vlorės nė luftėn e afėrt qė po pėrgatitej e do tė zhvillohej sė shpejti. Durro Shaska nga Koculi dhe patriotė tė tjerė garantuan se do tė vinin nė dispozicion tė luftės mallin dhe gjėnė e tyre. Nė kėtė mbledhje folėn dhe tė tjerė pjesėmarrės nė Kongresin e Lushnjės si: Dhimitėr Qypi, Myqerrem Hamzarai etj… Procesverbalin e kėsaj mbledhjeve e mbajti Halim Xhelo. Patrioti tėrbaēiot, Gani Ilias Abazi, qė ishte sekretar nė Luftėn e vlorės, nė librin e tij “Lufta e Vlorės nė kujtimet e mia”, thotė: “Mbledhja e Armenit ishte njė nga fillimet e Luftės sė Vlorės”. Dekretimi Patrioti armenas me pėrmasa kombėtare, Osman Haxhiu, ishte pjesėmarrės i Komisionit pėr Shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare 1912, prefekt i Vlorės mė 1941-17, udhėheqės i demonstratės sė 28 nėntorit 1919, kryetar i komitetit “Mbrojtja Kombėtare”, qė udhėhoqi luftėn e Vlorės 1920. Deputet i Parlamentit shqiptar 1923-24. Ai vdiq nė prill tė 1937, pa e arritur luftėn NCl. Pėr shkak tė qėndrimit tė disa prej pasardhėsve tė tij nė kėtė luftė, shteti monist nuk i bėri vlerėsimin e duhur kėtij patrioti tė madh. Vetėm tani nė demokraci e nė shtetin pluralist, figura e kėtij patrioti po merr pėrmasat dhe dimensionet reale. Nė muajin maj, Bashkia Vlorė i propozoi Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė dekorimin e kėtij patrioti me urdhėrin mė tė lartė: “Udhėri i Flamurit Kombėtar”, me shkresėn Nr.1522, dt 3.05.2005. Kėtė propozim e pėrsėriti dhe kėshilli i Qarkut Vlorė nė dt. 6 qershor 2005, me rastin e 85-vjetorit tė Luftės sė Vlorės. Dekretimi i kėtyre propozimeve nga presidenti i Republikės do tė jetė njė gėzim i madh pėr popullin e Armenit tė Vlorės dhe tė gjithė Shqipėrisė. Ky lajm ėshtė publikuar: 11/06/2008
 
   
Bugün 16 ziyaretçi (20 klik) kişi burdaydı!
Bu web sitesi ücretsiz olarak Bedava-Sitem.com ile oluşturulmuştur. Siz de kendi web sitenizi kurmak ister misiniz?
Ücretsiz kaydol